LAJMI I FUNDIT:

Qentë e famshëm të kërkimit nga Meksika mbërrijnë në Turqi, ata tashmë kanë shpëtuar shumë jetë

Qentë e famshëm të kërkimit nga Meksika mbërrijnë në Turqi, ata tashmë kanë shpëtuar shumë jetë

Meksika po dërgon disa nga qentë e saj të famshëm të kërkimit në Turqi, për të ndihmuar në kërkimin e njerëzve nën rrënoja pas tërmetit që shkatërroi mijëra ndërtesa.

Një aeroplan me 16 qen u ngrit në ajër sot nga Mexico City, shkruan BBC. Meksika e cila është e prirë ndaj tërmeteve, ka ekipe shumë të specializuara civile dhe ushtarake në gatishmëri, për të ndihmuar në rast të fatkeqësive, transmeton Telegrafi.


Qentë e tyre fituan zemrat e meksikanëve gjatë tërmetit të vitit 2017, kur shpëtuan shumë jetë. Labradori i verdhë Frida fitoi famë ndërkombëtare kur fotografitë e saj me syze dhe çizme, u bënë virale gjatë kërkimit të mbijetuarve në Mexico City.

Shkon në mbi 7.200 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë
Lexo po ashtu Shkon në mbi 7.200 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë

Marina meksikane njoftoi se Frida ndihmoi në shpëtimin e 12 jetëve dhe gjetjen e 40 trupave në operacionet në të gjithë Meksikën, Haitin, Guatemalën dhe Ekuadorin.

Frida ngordhi vitin e kaluar, por disa nga ‘kolegët’ e saj që morën pjesë në kërkim pas tërmetit të 2017 në Meksikë, do të jenë pjesë e ekipit të marinës meksikane që do të udhëtojë për në Turqi.

Pastori belg u pa në aeroportin e Mexico City, e qenve të marinës meksikane do t’ju bashkohen edhe ata që përdoren nga ushtria në Çeki, Gjermani, Greqi, Libi, Poloni, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori