LAJMI I FUNDIT:

Qeni mund të nuhasë sulmin epileptik para se ai të ndodhë dhe kështu t’jua shpëtojë jetën

Qeni mund të nuhasë sulmin epileptik para se ai të ndodhë dhe kështu t’jua shpëtojë jetën

Në Francë është zbuluar që qentë mund të nuhasin sulmin epileptik

Qeni vërtet është miku më i mirë i njeriut. Hulumtimi i ri në Universitetin Rennes, Francë, zbulon që qentë munden në kohë ta zbulojnë ndryshimin në aromën e trupit gjatë kohës së sulmit epileptik dhe me lehjen e tyre t’i paralajmërojë të gjithë në shtëpi, transmeton Telegrafi.


Të ashtuquajturit “qen për sulm” tashmë përdoren për ndihmë personave që vuajnë nga epilepsia.

Janë të stërvitur që të lehin në mënyrë që të paralajmërojnë anëtarët e familjes që fëmija i tyre ndoshta ka sulm, apo që në rast të sulmit të shtrihen pranë tyre në dysheme për të amortizuar rrëzimin e fëmijës.

Hulumtimi më i ri tregon që ata e bëjnë ashtu kur identifikojnë ndryshimin në aromën e trupit.

Kjo do të thotë që më shumë qen do të mund të stërviteshin për këtë rol dhe që në kohë të zbulohet sulmi, të reagohet menjëherë dhe të zvogëlohen pasojat potenciale.

Kështu pasojat eventuale shëndetësore do të ishin më të vogla.

Epilepsia është një çrregullim i trurit që shkakton sulme të shkurtra të quajtura kriza. E gjithë kriza zakonisht zgjat më pak se pesë minuta.

Studiuesit mendojnë se krizat ndodhin kur ka një vërshim anormal të aktivitetit elektrik mes qelizave të trurit. Por arsyeja pse ndodh mbetet e paqartë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori