LAJMI I FUNDIT:

Qëndroi i varur jashtë trenit që lëvizte me shpejtësi afro 100 kilometra në orë, britaniku filmon rrugëtimin e tij nëpër Londër

Qëndroi i varur jashtë trenit që lëvizte me shpejtësi afro 100 kilometra në orë, britaniku filmon rrugëtimin e tij nëpër Londër

Ky është momenti rrëqethës kur një i ri qëndroi i varur jashtë trenit që lëvizte me afro 100 kilometra në orë.

Pamjet janë publikuar në kanalin DyingLlama në YouTube, ku i riu me kamerën e vendosur në kokë filmon rrugëtimin me tren, transmeton Telegrafi.


Është interesant sesi miqtë që e përkrahnin nga brendësia e vagonit e pyesnin nëse po kënaqet – e ai vazhdimisht ua bënte me dije se po e filmon tërë udhëtimin.

E pas arritjes së trenit në stacionin e metrosë, ai zbret drejt në platformë duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pasagjerët që ishin në stacion, shikonin të habitur kur ai qëndronte i varur dhe derisa treni lëvizte i përshëndeste.

Videoja shpejt u bë virale e ngjarja raportohet të ketë ndodhur në metronë e Londrës, ku miliona njerëz në ditë e frekuentojnë. /Telegrafi/