LAJMI I FUNDIT:

Qëndroi 75 ditë në spital, 83-vjeçari fiton betejën ndaj coronavirusit – përcillet me duartrokitje

Qëndroi 75 ditë në spital, 83-vjeçari fiton betejën ndaj coronavirusit – përcillet me duartrokitje

Lorenco Rodriguez, 83-vjeç, ishte testuar gjatë marsit për coronavirus, ku edhe ishte konstatuar se ka rezultuar pozitiv dhe se tashmë ishte prekur nga infeksioni i COVID-19.

Tre ditë më vonë është dërguar me urgjencë në spital në jug të Floridës, kur edhe gjendja shëndetësore iu përkeqësua, transmeton Telegrafi.


Mjekët e kishin vendosur në komë të moshuarin derisa po merrte frymë më ndihmën e respiratorit. Situata dukej shumë serioze, por Ester Silva ishte e bindur se babai i saj do t’ia del pasi është tip luftarak që nuk dorëzohet lehtë.

“Kam qenë e bindur se babai im do ta fitojë betejën. Ai është trim, punëtor i palodhur, e dija se nuk do të dorëzohej”, ka shtuar ajo.

Ditët u shndërruan në javë pa ndonjë përparim sa i përket gjendjes shëndetësore, derisa Silva pyeti personelin mjekësor për plazmën për shërimin e coronavirusit për të cilën kishte dëgjuar në televizion.

Rodriguez i është nënshtruar një terapie eksperimentale më 18 prill.

“Atë natë më thanë se babai im ka lëvizur dorën dhe sytë, ka qenë e pabesueshme”, ka shtuar Silva.

Me kalimin e ditëve, Rodriguezit filloi t’i rikthehet forca. E pasi tejkaloi problemet me veshkë, tensionin e lartë të gjakut dhe inflamacionin në mushkëri, mjekët vendosën ta largojnë nga respiratori.

Pas 75 ditëve luftë kundër coronavirusit, Rodriguez rezultoi negativ në testin e coronavirusit dhe menjëherë është liruar nga spitali Homestead në Florida, kurse personeli mjekësor e kanë përcjellë me duartrokitje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori