LAJMI I FUNDIT:

Qëndrimi në diell zvogëlon rrezikun për kancer të gjirit

Qëndrimi në diell zvogëlon rrezikun për kancer të gjirit

Nëse qëndroni në diell mesatarisht tre orë në ditë, mund të zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit për 50 për qind.

Të dhënat më të reja tregojnë se ekspozimi i rregullt ndaj rrezeve të diellit mund të ketë efekt të fuqishëm kundër kancerit të gjirit duke stimuluar prodhimin e vitaminës D në lëkurë.

Testimet laboratorike kanë treguar se qelizat e gjirit kanë aftësi që ta shndërrojnë vitaminën D në hormon, i cili ka veti antikancerogjene.


Shkencëtarët kanadezë kanë krahasuar 3.100 femra që vuajnë nga kanceri i gjirit me 3.470 femra të shëndosha te të cilat nuk është diagnostikuar ky tumor malinj.

Pjesëmarrëset në studim janë pyetur për kohën që e kanë kaluar në diell gjatë ditëve verore në katër faza jetësore: si tinejxhere, nga mosha 20 deri në 30 vjeçare, nga mosha 40 deri në 50 vjeçare dhe nga mosha 60 deri në 74 vjeçare.

Diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit, shpëton jetën!
Lexo po ashtu Diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit, shpëton jetën!

Rezultatet kanë treguar se femrat të cilat kanë kaluar së paku 21 orë në javë të ekspozuara ndaj rrezeve ultravjollce në moshë të re, kanë qenë për 29 për qind më pak të rrezikuara për t’u sëmurë nga kanceri i gjirit.

Për femrat të cilat kanë kaluar më shumë kohë në diell në moshën 40 dhe 50-vjeçare, rreziku kishte rënë për 26 për qind, ndërsa për ato mbi moshën 60 vjeçare, qëndrimi në diell e përgjysmon rrezikun për shfaqjen e tumorit.

Nëse pini këto ilaçe, shmangni qëndrimin në diell
Lexo po ashtu Nëse pini këto ilaçe, shmangni qëndrimin në diell

Njëkohësisht është vërtetuar se personat të cilët kanë marrë sasinë e rekomanduar të vitaminës D, kanë më pak rrezik për t’u sëmurë nga sëmundjet e zemrës, dhe janë më pak të prirë për infarkt të zemrës ose goditje në tru.

Ndërkohë, një studim amerikan, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 119.000 persona të rritur dhe që ka zgjatur rreth dy dekada, është vërtetuar se meshkujt të cilët marrin dozë ditore prej 600 IUD të vitaminës D, janë për 16 për qind më pak të rrezikuar që të vuajnë nga problemet e zemrës ose të pësojnë goditje në tru.

Vërejtje: Megjithatë, duhet pasur kujdes që gjatë qëndrimit në diell të mbrohemi në mënyrë të duhur që të mos shkaktohet ndonjë dëmtim i lëkurës apo sëmundje e saj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori