LAJMI I FUNDIT:

Qëndrim Zyba nënshkruan kontratë trevjeçare me Ballkanin

Qëndrim Zyba nënshkruan kontratë trevjeçare me Ballkanin
(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Mesfushori Qëndrim Zyba do ta vazhdojë karrierën në klubin e qytetit të tij, te Ballkani, ku ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në faqen zyrtare të kampionit të Kosovës.


“…e ku ka me mirë se në vendlindje”, shkruan në njoftimin e Ballkanit duke iu referuar Suharekës, qytetit të lindjes së 21-vjeçarit.

“Qëndrim Zyba nënshkruan kontrate trevjeçare me klubin e qytetit. Ne jemi kampion”, thuhet tutje.

Zyba që ka qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjve të Prishtinës, është edhe pjesë e skuadrës së Kosovës U-21.

“Të dashur miq, desha t’ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e FC Prishtinës. Falënderoj të gjithë ata që më qëndruan pranë gjatë këtij rrugëtimi”.

“Falënderoj kryesinë, trajnerët, lojtarët si dhe të gjithë stafin. Gjithashtu, falënderoj tifozët Plisat për përkrahjen e dhënë gjatë këtyre viteve”.

“Jam i lumtur që ndava pesë vite me ju duke mbrojtur ngjyrat bardh e kaltër dhe duke fituar gjitha trofetë me klubin bardhekalter. Mirupafshim Prishtinë. Me respekt, Qendrim Zyba”, ka shkruar futbollisti në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori