LAJMI I FUNDIT:

Qëndrim Zyba largohet nga Legia

Qëndrim Zyba largohet nga Legia

Klubi polak, Legia Warszawa ka njoftuar largimin e mesfushorin kosovar, Qëndrim Zyba, pas më pak se gjashtë muajve qëndrim.

Zyba kaloi në afatin kalimtar të janarit te Legia si huazim me të drejt blerje nga Ballkani.

Megjithatë, polakët kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e mesfushorit, duke u ndarë me të.

“Pas gjysmë viti që luan për Wojskowe, Qëndrim Zyba largohet nga Legia Warszawa”, thuhet në njoftimin e klubit polak.

Faqja zyrtare e Legias tutje tregoi se kosovari iu bashkua kryeqytetasve më 1 shkurt të këtij viti, teksa bëri debutimin e tij zyrtar dy javë më vonë, gjatë ndeshjes së parë kundër Moldes.

Që nga debutimi, mesfushori therandas ka luajtur gjashtë ndeshje për Legian, e cila e ka falënderuar Zybën për kohën dhe i ka uruar suksese në fazat e mëtejshme të karrierës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë

Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë

Përfaqësueset

"From Paris to Berlin"- paraqitja spektakolare e tifozëve shqiptarë përmes fotove nga stadiumi i Dortmundit

Kombëtarja e Shqipërisë

"Pritja e Donnarummas ndaj Manajt vendimtare, nëse do të shënonte nuk kishim kohë për asgjë" - legjenda Buffon përgëzon portierin italian

Kombëtarja e Shqipërisë
Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A  - ai kushton 30 milionë euro

Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro

La Liga
Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori