LAJMI I FUNDIT:

Qendra tranzite e Tabanocit e stërmbushur me refugjatë

Qendra tranzite e Tabanocit e stërmbushur me refugjatë

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski, ka vizituar qendrën tranzite të Tabanocit, për të shikuar nga afër gjendjen e refugjatëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për momëntin në Tabanoc gjenden mbi 1400 refugjatë që është mbi kapacitetin që mund të nxë kampi. Një pjesë e tyre janë të vendosur brenda në kamp, e një pjesë janë të vendosur përgjatë vijës kufitare, ndërkaq të gjitha subjektet që bëjnë një punë humane vullnetare, janë duke u kujdesur për furnizim me ushqim dhe nevoja tejra, për t’u ofruar sado pak kushte dhe mundësi për higjienë personale, si edhe ndihmë mjekësore.


Janë marrë masa që refugjatët të shpërndahen në të dy kampet, pra Tabanoc dhe Vinojug, në Gjevgjeli, me qëllim të krijimit të kushteve më të lehta për ta./Telegrafi/