LAJMI I FUNDIT:

Qendër hetimore sipas shembullit të PSP-së edhe në Ministrinë e Drejtësisë (Video)

Qendër hetimore sipas shembullit të PSP-së edhe në Ministrinë e Drejtësisë (Video)

Ministria e Drejtësisë po përgatit një qendër hetimi, e cila do të funksionojë sipas shembullit të qendrës hetimore në Prokurorinë Speciale Publike. Kjo është pjesë e masave për të përmirësuar luftën kundër korrupsionit, qëllimi i së cilës është edhe i skriningut që aktualisht BE po e zbaton në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Statusi i PSP-së, përsëri, do të shqyrtohet edhe në vazhdim, nëpërmes bisedimeve me opozitën, sepse është e nevojshme shumica e dy të tretave. Për të njëjtën arsye ka vonesë në Ligjin për Prokurorinë Publike, ndërsa Kodi Zgjedhor në parim është i harmonizuar.


ligji për Gjykata dhe Ligji për Këshillin Gjyqësor janë të harmonizuara, së shpejti do të jenë në debat publik dhe do të miratohen në paket. Në vjeshtë do të shpallet konkurs për dëgjuesit e rinj të Akademisë së Gjyqtarëve, ndërsa do të kompletohet edhe Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Ligji me të cilat zgjerohen kompetencat e këtij Komisioni në kontrollin e partive politike, si dhe pasurit zyrtarëve, nga dje janë në debat publik.

Deskoska është e bindur se këto reforma do të dërgojnë një sinjal për gatishmërinë e Maqedonisë për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE. /Telegrafi/

*Telma