LAJMI I FUNDIT:

Qalaj: Kurti ta shkarkojë ministrin Rakiq

Qalaj: Kurti ta shkarkojë ministrin Rakiq
Foto: Arkiv

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Rashit Qalaj, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se ai dhe qeveria të cilën e udhëheq u dorëzuan sot para Serbisë në veri të Kosovës.

Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Qalaj, përmes një postimi në Facebook, tha se vënia e gurthemelit për ndërtimin e Universitetit paralel të Prishtinës, ku pjesëmarrës ishte edhe ministri i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, dhe qeveritarët serbë me një buxhet prej 6 milionë eurosh nga Beogradi, janë kapitullim pa kushte, por edhe dështim e rrezik për jofunksionalitet afatgjatë të asaj pjese të Kosovës.


“Fatkeqësisht, krekosjet e dikurshme kuq e zi e me protesta si opozitar zhurmaxhi kur futeshin njësitë speciale të policisë së Kosovës në veri te Kosovës, kur ndalej treni serb e organizoheshin zgjedhjet e Kosovës, kanë marrë fund turpësisht dhe pikërisht në momentin kur tani e ka gjithë fuqinë dhe pushtetin për të vepruar”, ka shkruar Qalaj, transmeton Telegrafi.

Ai i kërkon kryeministrit Kurti që të kërkojë llogari tek vartësit e tij, tek ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për mënyrën se si lejuan që një gjë e tillë të ndodhë para syve në mes të ditës dhe në shpërfillje të plotë të sovranitetit shtetëror.

Qalaj ka kërkuar edhe shkarkimin e ministrit Goran Rakiq sepse sipas tij është momenti që dikush të jep përgjegjësi.

“Ende s’duam të besojmë se Albin Kurti po e kthen Serbinë në Kosovë, edhe pse paralajmërimet janë ogurzeza – njëherë duke mos e vendosur reciprocitetin, pastaj duke larguar barrierat tregtare për materialet ndërtimore nga Serbia dhe sot me universitetin paralel serb në veri të Mitrovicës. Po del se për Albin Kurtin, në fakt, Serbia po kalojka”, ka shkruar Qalaj.

Serbia ka filluar sot ndërtimin e objektit të përhershëm të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”.

Investimi në mbi 6 milionë euro do të bëhet nga Qeveria e Serbisë përmes Zyrës për Kosovën, që funksionon në kuadër të saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori