LAJMI I FUNDIT:

Pyper: 79% e të anketuarve janë pro tërheqjes së kursimeve pensionale nga Trusti

Pyper: 79% e të anketuarve janë pro tërheqjes së kursimeve pensionale nga Trusti

Pas ngritjes së çmimeve në treg, shumë nga qytetarët po e shohin si të nevojshme një ndihmë nga qeveria. Së fundmi është propozuar që qytetarët të mund ti tërheqin deri në 30% të kursimeve pensionale nga Trusti. Ky propozim është mirëpritur nga këta të fundit, këtë e dëshmon edhe hulumtimi i fundit i realizuar nga Pyper.

73.1% e qytetarëve të anketuar janë pro vendimit për ti tërhequr deri në 30% të kursimeve pensionale nga Trusti. Po ashtu, në rast se miratohet ky vendim, 79% e tyre janë shprehur të gatshëm që ti tërheqin kursimet e tyre pensionale nga Trusti.

Të pyetur rreth arsyes kryesore se pse do ti tërhiqnin të hollat e tyre nga kursimet pensionale, të anketuarit u përgjigjën si në vijim:

  • Për ta lehtësuar/përballuar krizën financiare (58.5%)

  • Për ti pasur si kursime që mund ti shpenzoj nëse më duhen (25.3%)

  • Sepse më duhet ti përdori për arsye tjera dhe jo si rezultat i krizës financiare (16.1%)

Po ashtu, në pyetjen se sa do t’ua lehtësonte ta kalojnë krizën financiare që ka kapluar Kosovën tërheqja e kursimeve, përgjigjet e të anketuarve ishin të ndryshme. Vetëm 28% e të anketuarve mendojnë se tërheqja e kursimeve do t’ua lehtësonte shumë që ta kalojnë krizën financiare që ka kapluar Kosovën. 51.9% mendojnë se do t’ua lehtësonte deri diku kurse 20.1% kanë pohuar se nuk do t’ua lehtësonte aspak.

Hulumtimi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1050 persona anembanë Kosovës.

Merrni edhe ju pjesë në hulumtimet e ardhshme të Pyper duke shkarkuar aplikacionin Pyper