LAJMI I FUNDIT:

Pylli më i vjetër në botë nga ‘epoka e peshkut’ është zbuluar pranë Nju Jorkut

Pylli më i vjetër në botë nga ‘epoka e peshkut’ është zbuluar pranë Nju Jorkut

Pylli më i vjetër në botë që daton 386 milionë vjet në ‘periudhën e peshkut’ është zbuluar në një gurore në afërsi të Nju Jorkut.

Rrënjët e fosilizuar të pemëve që mendohej se ishin deri në 20 metra të larta u gjetën në fund të një gurore në rajonin Catskill afër qytetit të vogël të Kajros.


Pylli do të kishte qenë në kulmin e tij gjatë periudhës Devonian – një kohë kur pjesa më e madhe e jetës në Tokë ishte në oqeanet, sipas studiuesve.

Ai është deri në tre milion vjet më i vjetër se ‘pylli më i vjetër’ i mëparshëm i gjetur në Gilboa – gjithashtu në shtetin e Nju Jorkut, rreth 25 milje larg.

Disa nga rrënjët e fosilizuar janë 20 centimetra në diametër dhe formojnë modele horizontale me gjatësi 35 metra të përhapura nga atje ku dikur qëndronin trungjet e pemëve, transmeton KosovaPress.

Rrjeti i gjerë i pemëve do të ishte përhapur gjatë gjithë rrugës në shtetin fqinj të Pensilvania dhe më gjerë.

Shkencëtarët nga Universiteti Binghamton thonë se kjo po u jep atyre një ‘pasqyrë shumë më të thellë për kalimin e Tokës në një planet të pyllëzuar’.

Një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga shkencëtarë në Universitetin Binghamton, Muzeun Shtetëror i Nju Jorkut dhe Universitetin Cardiff, hartografoi mbi 32,000 metra katrorë pyll.

Studiuesit thonë se pemët në pyllin e gjerë do të ishin rritur deri në 20 metra të larta, me një gjerësi deri në 1.5 metra.

Shumë fosile peshqish të dukshme në sipërfaqe sugjerojnë se bimësia e harlisur përfundimisht u fshi nga një përmbytje, sipas studiuesve nga Universiteti Cardiff.

“Ishte befasi të gjesh bimët që më parë mendohej se kishin pasur habitat të dyanshëm, të cilët rriteshin në të njëjtën hapësirë”, tha Chris Berry nga Universiteti Cardiff.

Pylli lulëzoi gjatë periudhës Devonian, i njohur zakonisht si ‘epoka e peshkut’ që përfshin 419 deri në 359 milionë vjet më parë – shumë kohë përpara se dinozaurët të ecnin në Tokë.

Ekipi tani shpreson të vazhdojë hetimin e rajonit Catskill dhe të krahasojë gjetjet e tyre me pyjet fosile në të gjithë botën. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Gripi

Gripi

Telenovelat

Telenovelat

Një mjeshtër i ujit ka publikuar imazhe të çuditshme që ka hasur në punë

Një mjeshtër i ujit ka publikuar imazhe të çuditshme që ka hasur në punë

Fun
Kalo në kategori