LAJMI I FUNDIT:

Putini duhet të kuptojë se nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë, thotë kancelari gjerman

Putini duhet të kuptojë se nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë, thotë kancelari gjerman

Vladimir Putini duhet të kuptojë se ai nuk do të triumfojë në Ukrainë dhe se tërheqja e trupave të tij është e nevojshme përpara se të zhvillohen bisedimet e paqes.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz.


“Është e nevojshme që Putini të kuptojë se ai nuk do të ketë sukses me këtë pushtim dhe agresionin e tij imperialist – se ai duhet të tërheqë trupat”, ka thënë Scholz për CNN.

“Kjo është baza për bisedime”.

Scholz tha se beson se Ukraina është “gati për paqe”.

Donald Trump thotë se mund t'i japë fund luftës në Ukrainë "brenda një dite"
Lexo po ashtu Donald Trump thotë se mund t'i japë fund luftës në Ukrainë "brenda një dite"

I pyetur për një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund luftës – ndoshta nga Ukraina duke pranuar se nuk do të rimarrë Krimenë ose pjesë të rajonit lindor të Donbasit – Scholz ka theksuar se vendimet mund të merren vetëm me përfshirjen e Kievit.

“Ne nuk do të marrim vendime në vend të tyre. Ne i mbështesim ata”, ka shtuar ai.

Ai vazhdoi: “Ne i thamë (Ukrainës) se ata mund të aplikojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“(Dhe) Ata po punojnë për të bërë progres në të gjitha kriteret që janë të rëndësishme për këtë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori