LAJMI I FUNDIT:

Putin urdhëroi një armëpushim për Krishtlindjet, reagon Joe Biden

Putin urdhëroi një armëpushim për Krishtlindjet, reagon Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden iu referua urdhrit të përkohshëm të armëpushimit të presidentit rus, Vladimir Putinit dhe shprehu skepticizëm për qëllimet e tija të vërteta.

Përkatësisht, lideri rus ka urdhëruar sot armëpushim në Ukrainë, i cili do të zgjasë një ditë e gjysmë (36 orë).


Armëpushimi, njoftoi Kremlini, u urdhërua nga Putini për të shënuar Krishtlindjet, të cilat të krishterët ortodoksë i festojnë të shtunën.

“Unë hezitoj të komentoj atë që po thotë Putin. Por kjo ishte interesante për mua. Më 25 dhjetor dhe në ditën e Vitit të Ri, ai nuk e kishte problem të bombardonte spitale, çerdhe dhe kisha. Unë mendoj se ai në të vërtetë dëshiron të merr pak oksigjen”, tha para gazetarëve Biden, raporton cnn.

Ndërkohë, Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, hodhi poshtë thirrjen e të parit të shtetit rus për armëpushim dhe tha se “Ukraina nuk sulmoi territorin e huaj, por Rusia”.

“Së pari: Ukraina nuk sulmoi territorin e huaj dhe nuk vret civilë. Këtë e bën Federata Ruse. Ukraina shkatërron vetëm anëtarët e ushtrisë okupuese në territorin e saj. Dhe së dyti: Rusia duhet të largohet nga territoret e pushtuara – vetëm atëherë do të ne kemi një ‘armëpushim të përkohshëm’. Mbani hipokrizinë për vetvete”, shkroi ai në Twitter.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme material. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori