LAJMI I FUNDIT:

Putin do ta takonte Zelenskyn “vetëm nëse negociatat e armëpushimit japin rezultate konkrete”

Putin do ta takonte Zelenskyn “vetëm nëse negociatat e armëpushimit japin rezultate konkrete”

Presidenti rus, Vladimir Putin i tha presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel se do të zhvillonte bisedime të drejtpërdrejta me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyn “vetëm nëse negociatat e armëpushimit japin rezultate konkrete”.

Putin tha se Kievi zyrtar nuk është i gatshëm për arritjen e një marrëveshje dhe akuzoi palën ukrainase për “jokonsistencë” në negociata, raporton skynews.


Ndërkohë, bisedimet e vazhdueshme të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë ende nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, ku agresioni rus ka është në javën e tetë.

Erdogan edhe zyrtarisht do t'u dërgojë ftesë Zelenskyt dhe Putinit për takim në Stamboll
Lexo po ashtu Erdogan edhe zyrtarisht do t'u dërgojë ftesë Zelenskyt dhe Putinit për takim në Stamboll

Negociatat fillimisht u zhvilluan në kufirin Bjellorusi, përpara se të kalonin online pas zhvillimeve në Antalia dhe Stamboll.

Ndryshe, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka pohuar se do të bisedojë në telefon me homologët rus dhe ukrainas për arritjen e një marrëveshje paqe mes palëve. /Telegrafi/