LAJMI I FUNDIT:

Putin dhe Salman takohen rreth çmimeve të naftës

Putin dhe Salman takohen rreth çmimeve të naftës

Liderët nga Rusia dhe Arabia Saudite kanë vlerësuar si të rëndësishme takimin e tyre për stabilizimin e çmimit të naftës.

Gjatë takimit në Kremlin, presidenti rus Vladimir Putin priti zëvendës princin e Arabisë Saudite Muhammad bin Salman, i cili është në pritje për postin e mbretit dhe aktualisht është përgjegjës për çështje të mbrojtjes dhe energjisë.


“Pajtimi në sektorin e energjisë është shumë i rëndësishëm për shtetet tona. U jemi mirënjohës për idetë dhe bashkëpunimin në mes të OPEC-ut dhe shteteve të tjera që nuk janë pjesë e kartelit”, i tha Putin, Salmanit.

“Ne jemi pajtuar për të stabilizuar situatën e tregjeve të hidro-karburanteve”.

Në anën tjetër Salman tha se “relacionet në mes të Arabisë Saudite dhe Rusisë janë më momentet më të mira”.

Që kur Rusia ka funksionalizuar marrëveshjen me OPEC-un, çmimet e naftës janë stabilizuar.

Arabia Saudite për dekada ka qenë prodhuesi më i madh në OPEC dhe ka dominuar kartelin derisa Rusia asnjëherë nuk i është bashkuar grupit dhe ka refuzuar të bashkëpunojë më të.

Vizita e liderit të Arabisë Saudite në Moskë, vjen vetëm disa ditë pasi një samiti në Riad me presidentin amerikan Donald Trump. Gjatë këtij takimi palët u pajtuan për blerjen e armëve dhe luftimin e terroristëve.

Arabia Saudite për dekada ka qenë prodhuesi më i madh në OPEC dhe ka dominuar kartelin derisa Rusia asnjëherë nuk i është bashkuar grupit dhe ka refuzuar të bashkëpunojë më të.

Vizita e liderit të Arabisë Saudite në Moskë, vjen vetëm disa ditë pasi një samiti në Riad me presidentin amerikan Donald Trump. Gjatë këtij takimi palët u pajtuan për blerjen e armëve dhe luftimin e terroristëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori