LAJMI I FUNDIT:

Pushtimi rus i Ukrainës është ‘gati për të filluar’, thotë Pentagoni

Pushtimi rus i Ukrainës është ‘gati për të filluar’, thotë Pentagoni

Forcat ruse janë në pozitë për të nisur një sulm kundër Ukrainës, ka thënë sekretari i shtypit i Pentagonit, John F. Kirby.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Kirby nuk ka përmendur kohën e një sulmi të mundshëm duke thënë se vetëm presidenti rus Vladimir Putin e di këtë, përcjell Telegrafi.

“Ajo që ne shohim është se forcat ruse vazhdojnë të mblidhen më afër kufirit dhe të vendosen në një fazë të avancuar gatishmërie për të kryer veprime ushtarake në Ukrainë përsëri, pothuajse në çdo kohë tani”, citohet të ketë thënë ai. “Ata janë gati”.

Presidenti i Ukrainës thotë se Rusia ka miratuar një ofensivë kundër vendit të tij
Lexo po ashtu Presidenti i Ukrainës thotë se Rusia ka miratuar një ofensivë kundër vendit të tij

Kirby ka vlerësuar se një konflikt rus me Ukrainën do të ishte “lufta e zgjedhur” e Vladimir Putinit dhe se ai do të ishte i vetmi fajtor për vdekjet, vuajtjet dhe shkatërrimin që do të sillte një pushtim.

“Një pushtim rus do të ishte i përgjakshëm dhe do të ndodhte me mjetin e diplomacisë ‘ende në tryezë’”, ka shtuar Kirby.

Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se Rusia ka miratuar një ofensivë kundër vendit të tij dhe se Vladimir Putin nuk i është përgjigjur një kërkese për bisedime, pasi Moska duket se ka krijuar terrenin për një dislokim të menjëhershëm të madh të trupave përtej kufirit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori