LAJMI I FUNDIT:

Pushteti në Maqedoni pret mbështetje automatike për Manifestin

Pushteti në Maqedoni pret mbështetje automatike për Manifestin

Pushteti nuk e ka në plan t’ia nisë në formë zyrtare OBRM-PDUKM-së opozitare dokumentin të cilin e quajnë Manifest për procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ata presin që opozitë vullnetarisht t’i bashkohet idesë së tyre. Sipas tyre, Manifesti është i rëndësishëm për përshpejtimin e procesit të negociatave.


“Është bazë e mirë për bashkim. Ky manifest është publikuar në opinion dhe mund ta shohë secili. Në mënyrë plotësuese është mirë që atij t’i bashkohen një numër i madh edhe i OJQ-ve dhe të gjithë së bashku të jemi në këtë rrugë evropiane. Nëse duam që këtë rrugë ta përfundojmë sa më shpejt, gjegjësisht deri më vitin 2030 duhet të kemi konsensus shoqëror dhe politik. Nga këtu, apeli vlen dhe për OBRM-PDUKM-në që të na bashkohet,” deklaroi Darko Kaeski, LSDM.

Mirëpo nga VMRO-DPMNE thonë po të njëjtën gjë si një ditë më parë. Ata thonë se ky dokument është i gatshëm nga pushteti dhe nuk do ta shqyrtojnë deri sa ta pranojnë zyrtarisht.

“Tregojnë mungesë bazike të kapacitetit për kompromis dhe për konsensus. Sapo OBRM-PDUKM-ja marrë dokumentin edhe zyrtarisht, nëse ka bazë për shqyrtim do ta analizojë dhe do të dalë me qëndrim,” tha Naum Stoillkovski, OBRM-PDUKM.

Me Manifest të përbashkët, partitë e shumicës kërkojnë bashkimin e të gjitha partitë parlamentare të mbajnë një qëndrim të përbashkët për procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky dokument, mes tjerash, parashikon dispozita parandaluese për kushte të tjera eventuale që mund t’i vendosen vendit gjatë procesit të negociatave dhe të cilat nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me parimet e BE-së, si mbajtja e Konferencës së dytë ndërqeveritare pas ndryshimeve kushtetuese, pa kushte shtesë, të mos negociohet më për gjuhën maqedonase, dhe çështjet dypalëshe të mos ndikojnë në hapjën dhe mbylljen e kapitujve të anëtarësimit. /alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori