LAJMI I FUNDIT:

Pushteti i mbajtur me konstruksione imagjinare

Pushteti në një vend, rajon apo më gjerë mund të jetë i butë apo agresiv varësisht nga mënyra se si qeveriset ky pushtet. Nëse pushteti qeveriset në mënyrë demokratike atëherë shtrirja e pushtetit do të jetë më e decentralizuar dhe më gjithëpërfshirëse, pra rrjedhimisht që pushteti është i formatit të butë. Por, nëse pushteti është jo komform mënyrës demokratike atëherë shkaktohet një disproporcion në ndarjen e pushteti dhe qeverisja mbetet në duart e të ”fortëve” dhe një grupi të caktuar qeveritarësh që janë të lidhur për interesa të ngushta dhe ky format i pushtetit konsiderohet i dhunshëm dhe agresiv. Forma e pushtetit agresiv, ndonëse pas shembjeve të panumërta të pushteteve të ngjashme, për disa shtetet është një relikë, ndërsa për disa shtetet mjerisht ky lloj pushteti ende përdoret e është funksionon edhe në kohën tonë.

Nga këndvështrimi i pushteteve me ngjyrim negativ ekzistojnë edhe forma tjera të pushteteve, si pushteti tiranik, pushtet diktatorial e lloje të tjera me specifika e tyre, por pushteti me konstruksione imagjinare është pushtet i cili është i pranishëm e po vepron në veri të shtetit të Kosovës. Përkundër faktit që pushtetit me konstruksione imagjinare mund të orientohet me kah pozitiv, ky lloj pushteti është i prirë dhe lehtësisht mund të keqpërdoret për të krijuar situata krize dhe konfliktuoze. I tillë është pushteti serb me konstruksion imagjinar që po ushtrohet në Kosovë, si brenda territorit të shtetit të Kosovës, por edhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.


Mitrovica me demarkacion psikologjik në mes “ne” dhe “ata”

Serbia i mashtron serbët e veriut të Mitrovicës duke u premtuar për të rikthyer pushtetin e Serbisë në Kosovë dhe duke mbjellë urrejtje kundrejt pjesëtarëve të etnisë tjetër. Serbia, në anën tjetër, në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, po ashtu, krijon gjendje krizash e konflikte për të dëshmuar forcën e pushtetit serb kundër grupit minoritar shqiptar.

Në thelb pushtetet me konstruksionet imagjinar janë kompleksive, por nga disa disiplina shkencore, shkenca politike, shkenca mbi paqe dhe konflikte, është argumentuar që prapa këtij konstruksioni ekzistojnë disa vegla që janë burime furnizuese për këtë proces. Para së gjithash si furnizues llogariten të jenë paragjykimet që janë vegla mjaft efikase për ta formësuar imagjinatën. Kështu që forma e konstruksioneve imagjinare për qëllime të dëmshme me ndihmë të paragjykimeve përdoret zakonisht për të stigmatizuar e njollos dikë apo një grup të caktuar. Paraprakisht, mund të përmendim sipërfaqësisht se paragjykimi është i përdorshëm dhe efektiv kur mungojnë faktet, argumentet dhe kur mungojnë njohuri për të rezonuar drejt. Kur këto elemente mungojnë, atëherë me qëllime të errëta përdoret gënjeshtra, mashtrimi, propaganda e sofistikuar e mjetet të tjera që janë në dispozicion dhe me këto element tentohet që të mbahet ky lloj pushteti. Përveç paragjykimeve janë përfshijë edhe mediat dhe pohohet se mediat qëndrojnë si mbështetës i këtij pushteti. Përmes mediave bëhen paraqitje politike me terminologjinë “ne” të mirët e njerëzorët, kurse “ata” të këqijtë, jonjerëzorët dhe fjalë tjera përçmuese e ofenduese, përmes të cilave cenohen karakteret dhe virtytet e një grupi të caktuar njerëzish dhe në këtë mënyrë media bëhet pjesë dhe ndihmon mbajtjen e pushtetit nga konstruktimi imagjinar.

Në asnjë shtet një lloj i pushtetit të tillë nuk ka qenë i përjetshëm, gjatë historisë së njerëzimit, por është rrëzuar e shkatërruar por fatkeqësisht këtë kosto të shkatërrimit në raste të shumta nuk është paguar nga ata që ishin ideatorë dhe udhëheqës të konstruktimit të këtij lloj pushtet, por nga popullata që ishin njerëz të pafajshëm.

Jo-tolerancë në çështje kruciale

Nisur nga fakti se botërisht u pranua që veriu i Mitrovicës është nën pushtetin e Serbisë duhet të bëhen disi më të qarta edhe format e mbajtjes së këtij pushteti të paktën në mënyrë teorike. Gjithsesi duke mënjanuar ngjarjet historike mund të potencohet se pushteti i Serbisë është mbajtur në Kosovë me konstruksione imagjinare të përpiluara me ndihmë të termave “ne” dhe “ata” apo duke i veshur grupit “ata” petkun e të rrezikshmit apo atë të armikut dhe duke i kategorizuar grupin “ata” me vlera më të ulëta njerëzore. Metoda e këtillë e një demarkacioni psikologjik në mes “ne” dhe “ata”, si dhe paralajmërimi për rrezikun nga ”ata” prek drejtpërdrejtë ndjenjat emocionale të cilat turbullojnë kthjelltësinë e të menduarit në mënyrë racionale. Kështu që influencimi i planit psikologjik në të menduarit bëhet po ashtu shtytës për ndërmarrje të veprimeve për njerëzit kushdo qofshin ata apo të cilitdo nacionaliteti ose përkatësie tjetër etnike, religjioze, gjuhësore apo ideologjike që të kenë.

Në përballje të kësaj gjendje të krijuar njerëzit përpiqen që të grupohen dhe përzgjedhin para së gjithash grupin “ne” se sa grupin ”ata”. Kjo është e vetëkuptueshme, sepse ndjenja për t’iu bashkuar komunitetit me përkatësi të njëjtë – pra në grupin “ne”- është më e fortë nga fakti sepse ky grup “ne” është i njohur dhe njohja krijon ndjenjën e sigurisë, gjersa grupi “ata” është i panjohur dhe e vibraton apo tund thekshëm ndjenjën e sigurisë. Një gjendje e tillë është duke dominuar te serbët e Kosovës. Serbët e veriut të Mitrovicë të gjendur në pozicionin mat në mes grupit “ne” dhe “ata” po vërviten që të rigrupohen dhe të plasohen më përshtatshëm, por shtrohet pyetja kah? Dilema e tyre se kah të grupohen është e shkaktuar drejtpërdrejtë nga pushteti i qeverisë së Serbisë. Deri më tani Serbia e mbante minoritetin serb që jeton në Kosovë nën ombrellën e termit ”ne”duke e mbajtur këtë popullatë të getoizuar. Termi ”ne” që e përdornin deri më tani është plasaritur pas 19 prillit, meqë Serbia u shtrëngua që të heqë dorë nga pushteti me konstruksion imagjinar, por nuk është veprim i mjaftueshëm për ndryshime efikase. Pushtetit me konstruksione imagjinare mund të dorëzohet në mënyrë paqësore duke e ndryshuar terminologjinë e gjuhës së pushtetarëve të cilët e sollën këtë situatë krize. Pikërisht pushtetarët serbë, pra qeveria e Serbisë duhet të prononcohet qartë dhe në mënyrë eksplicite që serbët e Kosovës janë qytetarë të shtetit të Kosovës. Pra, është hap i parë njohja e shtetit të Kosovës për të mundur të ndërmerren hapa tjerë. Pushteti i Serbisë duhet për të treguar dhe pranuar që këta minoritarë janë qytetarë të shtetit të Kosovës dhe se duhet të grupohen të gjithë si qytetarët e Kosovës si grup “ne” e jo të ndarë. Trysnia më e fuqishme dhe e lartë duhet të bëhet mbi pushtetin serb nga aktorët ndërkombëtarë. Ndërkombëtarët kanë kompetenca të plota që të kërkojnë palës së pushtetarëve serbë që të jenë më decidivë për çështje që duhet të determinojnë të ardhmen e këtij shteti në BE. Jo-tolerancë në çështje kruciale që përmbysin vlerat në të cilat thirret vet BE-ja.

Përfundimisht mund të konstatojmë bindshëm se unifikimi i qytetarisë në Kosovë, me mbështetjen e ndërkombëtarëve, mund të arrihet vetëm kur Serbia merr guxim dhe, me vullnet për një të ardhme të qëndrueshme në mes dy shteteve, del e deklaron se minoriteti serb në shtetin e Kosovës është qytetar i shtetit të Kosovës dhe qytetarët e këtij shteti kanë interesat e tyre të përbashkëta shtetërore për zhvillim dhe mirëqenie.

Në trend

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori