Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës, ku thuajse të gjithë ua kanë mësyrë pushimeve. Ata të cilët arrijnë të rrëmbejnë gjithnjë vëmendje nuk ka dyshim se janë artistët shqiptarë, qoftë me projekte, jetë private apo edhe luksin që bëjnë.

Edhe pse një pjesë e tyre i janë fokusuar më shumë te këngët e reja gjatë kësaj kohe, ka edhe nga ata që fillimisht po shijojnë disa ditë të mira pushimi për t’u rikthyer fuqishëm me projekte e po ashtu edhe me koncerte të ndryshme.

Në ndërkohë, përmes rrjeteve sociale yjet nuk kanë hezituar t’i tregojnë publikut destinacionet që kanë zgjedhur për pushime. Në vazhdim, Telegrafi ju sjell disa nga destinacionet përrallore që këngëtarët e njohur shqiptarë zgjodhën për pushime këtë vit:

Kida

Këngëtarja shqiptare pas publikimit të dy bashkëpunimeve të suksesshme, njërin me Lyrical Son e tjetrin me Ermal Fejzullahun, ka zgjedhur që t’i shijojë disa ditë pushimi në Turqi bashkë me familjen e saj. Atje ajo gjithashtu realizoi edhe klipin e fundit “Tela” dhe duket se ky është vendi i preferuar i saj. Në rrjetet sociale, Orhidea publikoi disa imazhe, duke vënë në pah linjat atraktive në bikini.

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca

View this post on Instagram

🦈

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on Jun 26, 2019 at 4:56am PDT

Çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë vendosur që pushimet t’i bëjnë në muajin qershor. Ndryshe nga shumica e kolegëve, ata vendosën që pushimet e tyre verore këtë vit t’i kalojnë në një nga vendet më luksoze, Barbados, aty ku edhe ka lindur ylli botëror, Rihanna. Rrjetet e tyre sociale janë të mbushura me fotografi të veçanta e me pamje të mahnitshme.

View this post on Instagram

Where are you Rihanna?😜

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on Jun 23, 2019 at 10:06am PDT

Luana Vjollca

View this post on Instagram

🦁

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on Jun 23, 2019 at 5:41am PDT

Këngëtarja Luana Vjollca fillimisht solli dy këngë të reja për fansat e saj, të cilat u pritën shumë mirë nga publiku. Pas angazhimit për projektet e reja, ajo vendosi t’i japë vetes disa ditë pushimi, teksa si destinacion zgjodhi ishujt Maldive. Luana vjen mjaft në formë dhe fotografia e saj tërheqëse mori mijëra komente dhe pëlqime.

Dhurata Ahmetaj

View this post on Instagram

call it what you want

A post shared by Dhurata Ahmetaj (@dhurataahmetaj) on Jun 23, 2019 at 3:46am PDT

Ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë këngë të re, këngëtarja nga Prizreni po vazhdon të jetë e komentuar nga publiku. Si shumë nga kolegët e saj, edhe ajo ka nisur pushimet dhe si vend për t’u relaksuar ka zgjedhur Turqinë. Imazhet provokuese nuk kanë munguar as nga ana e saj.

Ermal Fejzullahu

View this post on Instagram

❤️❤️❤️

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on May 30, 2019 at 4:26am PDT

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij, Ariana, ashtu siç rëndom bëjnë, edhe këtë vit zgjodhën Turqinë për pushime. Derisa Ermali xhiroi klipin e fundit “Tela” në duet me Kidën, ai shijoi edhe disa ditë pushimi me familjen e tij. Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, duket se çifti kanë kaluar momente tejet të mira nën shoqërinë e tre fëmijëve të tyre. Gjithashtu, dyshja së shpejti do bëhen prindër për herë të katërt.

Tuna

View this post on Instagram

You can either sink,swim or be the captain

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on Jun 26, 2019 at 4:27am PDT

Edhe këngëtarja nga Maqedonia ka zgjedhur Turqinë për të kaluar disa ditë në shoqërinë e djalit të saj. Në rrjetet sociale, posaçërisht në atë Instagram, ka publikuar një sërë imazhesh, gjersa në plan të parë ka vënë figurën trupore. Tuna pritet të rikthehet me projekte të reja, të cilat do t’i lansojë në ditët në vijim.

Anxhelina Hadërgjonaj

View this post on Instagram

Vitamin Sea 🌊💊

A post shared by A N X H E L I N A (@anxhelina) on Jun 21, 2019 at 9:53am PDT

Këngëtarja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash e sa kohë e ka paralajmëruar rikthimin në muzikë. Edhe pse akoma nuk ka sjellë ndonjë këngë të re, vajza e Albërie Hadërgjonajt vazhdon të jetë në fokus në saje të fotografive provokuese që publikon në rrjetet sociale.

E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, ndërsa është duke i shijuar pafund pushimet në Saint Tropez të Francës. Anxhelina shquhet për linjat trupore dhe kjo vërehet më së miri në imazhet që ua sjellim në vazhdim. /Telegrafi/