LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e fabrikës ‘Emo’ nga Ohri, 60 muaj pa paga (Video)

Punonjësit e fabrikës ‘Emo’ nga Ohri, 60 muaj pa paga (Video)

60 paga dhe kontribute për sigurim pensional dhe shëndetësor u ka borxh shteti rreth 80 të punësuarve të ish fabrikës EMO nga Ohri. Ata përmes sindikatës kërkojnë zgjidhjen e statusit. Kërkojnë kompensim përkatës deri në pensionim apo punësimin e ardhshëm. Kërkesat me shkrim i kanë dorëzuar në Qeveri, njofton Alsat-M.

“Deri në fund të muajit gusht shuma e papaguar e pagave ndaj punëtorëve është 517 mijë euro paga neto, ndërsa ndaj Fondit pensional 147,928 euro. Këto shuma mund të zgjidhen në mënyrë të thjeshtë dhe të përfundojë e tërë kjo agoni. Të bëhet pagesa e këtyre pagave pasi nuk është shumë e madhe si dhe kontributi për sigurim pensional dhe këtë Qeveria mund ta zgjidh me një denarë”, tha Mile Kërstanoski, Kryetar i sindikatës së EMO-s
EMO është një ndër kompanitë e falimentuara për të cilën pushteti vite me radhë njofton se do të rinis me punë ose do të shitet. Kishte disa tentime të pasuksesshme për shitje por u nda në disa shoqata më të vogla./Telegrafi/