LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e DAP në Maqedoni kërkojnë rritje të pagave për 30%, pas protestës paralajmërojnë edhe grevë të përgjithshme

Punonjësit e DAP në Maqedoni kërkojnë rritje të pagave për 30%, pas protestës paralajmërojnë edhe grevë të përgjithshme

Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike kërcënojnë me grevë të përgjithshme. Thonë se do ta ndërpresin punën nëse nuk u rriten pagat për 30%. Ata pakënaqësinë e shprehën fillimisht nëpërmjet një proteste përpara Ministrisë së Financave, për shkak se ministri Fatmir Besimi, sipas tyre, nuk ka pranuar të nënshkruajë Marrëveshjen e re kolektive, e cila u mundëson rritje të pagave.

“Erdhëm deri te një përmbajtje, e cila ishte e pranueshme për të gjitha anët, llogaritej që kjo është punë e kryer, megjithatë për fat të keq ne deri sot në pajtueshmëri me rregulloren nuk kemi marrë pëlqim me të cilin marrëveshja kolektive do të vendosej në zbatim, do të hynte në fuqi dhe të punësuarit do të realizonin të drejtat”, tha Vase Nedanovski, organizata sindikale pranë DAP.


Ata kërkuan takim me Besimin dhe sqarim se përse nuk ka dhënë dritë jeshile për marrëveshjen kolektive, prej të cilit thonë se nuk kanë një qëndrim zyrtar.

“Nëse rritet protesta duhet ta kemi parasysh se do të rrezikohen funksione vitale në shoqëri, ndërsa ne nuk duam të vijë te kjo. Si pikë e fundit nuk e përjashtojmë mundësinë e një greve radikale”, pohoi Vase Nedanovski, organizata sindikale pranë DAP.

Prej 14 vitesh, pagat e punonjësve të Drejtorisë të të Ardhurave të Publike janë korrigjuar vetëm me 5%, dhe në 4 vitet e fundit asnjë qindarkë. Sipas organizatës sindikale në DAP, në Marrëveshjen e re Kolektive është përcaktuar rritje e pagave është legjitime dhe e bazuar në dispozitat e nenit 66 të Ligjit për Buxhetin, janë konfirmuar edhe në Kuvend duke dhënë një interpretim autentik./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori