eksperti-banner

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Sibel Halimi, kanë inspektuar punimet në tunelin e Kurrizit, pjesë e rigjenerimit urban të kryeqytetit.

Rama thotë se ky projekt do të përmirësojë qarkullimin dhe infrastrukturën, transmeton Telegrafi.


Ai ka shkruar se do të përfshihet: Riorganizimi i trafikut dhe hyrjeve e daljeve në ditët e rëndomta kur ka qarkullim të veturave si dhe në ditët kur mbahen aktivitetet;  Rritja e sigurisë për këmbësorë, biciklistë dhe vozitësit e automjeteve; Përmirësimi i infrastrukturës së përgjithshme, përfshirë ndriçimin, largimin e ujërave atmosferik dhe largimin e gazrave të emetuara nga automjetet dhe bizneset ekzistuese,duke krijuar një hapësirë të re për qytetarët.

464204657 854611376835375 8011313834538221830 n

Rama ka pohuar se "tuneli do të shndërrohet në një qendër aktive për aktivitete kulturore dhe komerciale".

"Do të organizohen koncerte, ekspozita dhe festivale, duke sjellë një atmosferë të re në qytet. Përveç kësaj, tregjet e fermerëve dhe panairet lokale do të bëjnë këtë zonë një pikë të rëndësishme takimi për qytetarët"./Telegrafi/

464265145 854611293502050 7770361937413278950 n

464296826 854611420168704 3776695543445277824 n