ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se rruga “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet është përfunduar dhe është lëshuar për qarkullim.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se qytetarët tashmë mund ta përdorin këtë segment rrugor, duke e cilësuar hapjen e saj si një tjetër hap në përmirësimin e infrastrukturës së transportit në Prishtinë.


“U kry. Lëshohet për qarkullim rruga ‘Fehmi Lladrovci’”, ka shkruar Rama.

Sipas njoftimit, investimet në infrastrukturën rrugore synojnë lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e kushteve më të mira për lëvizjen e qytetarëve.

Komuna e Prishtinës ka vazhduar me projekte infrastrukturore në zona të ndryshme të kryeqytetit, me fokus në zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor.