LAJMI I FUNDIT:

Punime në disa rrugë në Ferizaj, Policia njofton shoferët se nga mund të qarkullojnë

Punime në disa rrugë në Ferizaj, Policia njofton shoferët se nga mund të qarkullojnë

Drejtoria Rajonale e Policisë-Ferizaj ka njoftuar se sot prej orës 08:00 kanë filluar punimet në projektin e zgjerimit të rrugës Nacionale N2–Segmenti: Hyrja në qytetin e Ferizajt, në magjistralen Gërlicë –Ferizaj ( nga Fshati i Vjetër deri në fshatin Prelez).

Në njoftim thuhet se për shkak të këtyre punimeve, do të devijohet komunikacioni për qarkullim të automjeteve nga rruga ekzistuese në rrugë alternative, e cila do të monitorohet nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale –Ferizaj.


Gjithashtu, devijimi dhe drejtimi i automjeteve do të shenjëzohet me të gjitha shenjat e komunikacionit dhe rregullat në fuqi. /Telegrafi/