LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët teknik të fakulteteve kërcënojnë me ndërprerje të punës

Punëtorët teknik të fakulteteve kërcënojnë me ndërprerje të punës

Dhjetëra punëtorë teknik të fakulteteve të Prishtinës janë vendosur para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për të protestuar me kërkesën për dhënien e pagave.

Punëtoret teknik të fakulteteve kanë kërkuar pagesën prej 0.5 për qind, sipas marrëveshjes të bërë me Qeverinë.


Jusuf Azemi, kryetar i Shoqatës së Sektorit Privat tha se punëtorët ndihen të diskriminuar dhe se i bëjnë thirrje rektorit që të bëjë këtë pagesë, në të kundërtën ata thonë se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, atëherë do të ndërprejnë edhe punën.

13552679_1004166146369330_280171838_n

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Hysni Gashi, nga kompania “Selmans Network”.

Kjo protestë është organizuar nga Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë.

Problemet financiare në mes Rektoratit të UP-së dhe kompanisë “AB” i kanë lënë pa paga punëtoret e stafit teknik të fakulteteve tash e disa muaj. /Telegrafi/