LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e ‘Kosova Thëngjill’, protestë para Qeverisë

Punëtorët e ‘Kosova Thëngjill’, protestë para Qeverisë

Duke nisur nga ora 09:00 para Qeverisë, do të protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”.

Sipas tyre, arsyeja e protestës është ndalja e punës nga Korporta Energjetike e Kosovës.


Ende nuk dihet numri i pjesëmarrësve.

Këta punëtorë kanë përdorur shpesh mjetin e protestave për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Ndryshe, Ndërmarrja “Kosova Thëngjill” ka rreth 80 punëtorë.