LAJMI I FUNDIT:

Puçistët incizuan hotelin e Erdoganit nga aeroplani F-16

Puçistët incizuan hotelin e Erdoganit nga aeroplani F-16

Në aktakuzën e Prokurorisë shtetërore në Ankara, e cila zbulon detaje të përgatitje së grusht-shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar, thuhet se puçistët nga aeroplani ushtarak F-16 kanë incizuar hotelin në të cilin kishte qëndruar presidenti turk Recep Tayip Erdogan.

Baza ajrore Akinçi në afërsi të Ankarasë ishte qendra e planifikimit dhe drejtimit të tentim grusht-shtetit, thuhet në akuzë.


Puçistët më 12 dhe 13 korrik të vitit të kaluar me aeroplanë F-16 kishin fluturuar mbi hotelin në Marmaris, në të cilin kishte qëndruar presidenti turk.

Atentati ishte planifikuar me vëzhgimin e hotelit dhe terrenit përreth, ku natën e 15 korrikut u krye sulmi me qëllim të vrasjes së Erdoganit.

Pasi atentati dështoi, u aktivizua njëri nga sistemet e avancuara për mbikëqyrje të hapësirës ajrore, për të konfirmuar nëse presidenti kishte fluturuar nga Antalia, i cili ishte plani rezervë.

Procedura u aktivizua nga baza Akinçi, natën e 15 korrikut me urdhër të komandantit të njërit sektor në bazën Ahmet Ozçetin. Komandanti i bazës gjatë kohës së grusht-shtetit, gjenerali Hakan Evrim, me pilotin Ahmet Tosun, të cilët janë përfshirë në hetime, personalisht kanë kryer disa fluturime me aeroplanin F-16 dhe testuan sistemin për shënjestër avancuese në rastin e shpejtësive të mëdha. Nga e njëjta bazë kanë fluturuar edhe aeroplanë, të cilët kanë pasur për detyrë të gjejnë aeroplanin e presidentit Erdogan dhe ta rrëzojnë, thuhet në aktakuzë.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Botë
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Kalo në kategori