Publikohet videoja e vrasjes së ish-policit Ajet Zeqaj në qendër të Tiranës (Video, +18)
Për herë të parë, publikohen pamjet e momentit të ekzekutimit të ish efektivit të Policisë Ajet Zeqaj në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, një ngjarje tepër e rëndë por që ende nuk është zbardhur, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit.
Lapsi.al vendosi të publikojë këto pamje, (të fiksuara një kamera e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, ku duket qartë momenti kur atentatori me pistoletë në dorë i afrohet viktimës dhe shkrep armën në drejtim të tij), pamje të cilat i kanë edhe policia e prokuroria, për të treguar se si një krim kaq i tmerrshëm ndodh në mes të qytetit dhe ende nuk ka një autor.
Siç duket edhe në pamje, të cilat i disponon policia e shtetit, autori është i veshur me xhinse, një xhaketë të zezë dhe mban një kapele të bardhë me strehë. Fytyra e tij është fiksuar në profil, por për policinë dhe prokurorinë nuk është e mjaftueshme për të identifikuar se kush është autori, që dyshohet se mund të jetë një vrasës me pagesë.
Kamera e sigurisë, ka fiksuar edhe momentin kur atenatorit i blllokohet pistoleta dhe me të goditur, e zhbllokon atë për të vazhduar me qitjet në drejtim të trupit të Ajet Zeqajt, që gjeti vdekjen e menjëhershme. Në pamje, duket që atentatori edhe pasi rrëzohet viktima, vazhdon ta qëllojë nga afër për t’u siguruar që i mori jetën.
Por pavarësisht se kjo video është administruar si provë që nga dita e vrasjes, mbrëmjen e 16 marsit 2016, policia dhe prokuroria ende nuk kanë gjetur autorin e ekzekutimit. Vetëm pak metra nga trupi i vrarë, policia ka gjetur pistoletën me silenciator, të cilën autori gjatë ikjes e kishte hedhur poshtë një makine. Por pavarësisht gjetjes së saj nuk janë fiksuar gjurmë të gishtave.
Ish efektivi Zeqajt kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Franca, ku ka qëndruar disa muaj pas largimit nga policia e shtetit. Ai kishte lindur në Qesarat të Tepelenës dhe dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Elton Çiço, i vrarë edhe ky 2 muaj më pas, më 1 maj, në një lokal në Tiranë.
Ajet Zeqaj, që nga vitit 1996 deri në vitin 1999 ka qenë pjesë e Forcave Speciale në MInistrin e Mbrojtjes. Në vitin 1999 deri në vitin 2001 ka punuar si agjent i antikrimit dhe në vitin 2001 deri 2002 ka punuar pranë policisë rrugore, nga ku është larguar dhe nuk është kthyer më në polici.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?