LAJMI I FUNDIT:

Publikohet ‘traileri’ i filmit “Atlas”, ku luan Jennifer Lopez dhe trajtohet tema e inteligjencës artificiale

Publikohet ‘traileri’ i filmit “Atlas”, ku luan Jennifer Lopez dhe trajtohet tema e inteligjencës artificiale

Është publikuar videoja e parë e filmit fantastiko-shkencor “Atlas”, me aktore Jennifer Lopez.

Regjisor i “Atlas” është Brad Peyton, i cili njihet për filmat “San Andreas” dhe “Rampage”. Skenari është shkruar nga Leo Sardarian dhe Aron Eli Coleite.


Në film, Lopez luajti rolin e ‘Atlas Shepherd’, një analiste cinike e të dhënave që nuk i beson inteligjencës artificiale. Atlas i bashkohet një misioni për të gjuajtur një robot të arratisur me të cilin ajo ndan një të kaluar misterioze, por pasi planet shkojnë keq, shpresa e saj e vetme për të shpëtuar njerëzimin është të bashkojë forcat me inteligjencën artificiale.

Përdoruesit e YouTube shkruajnë në komente se ‘trailer’-i për filmin “Atlas” duket premtues dhe se mezi presin ta shohin.

“Unë patjetër do ta shikoj këtë. Pamjet vizuale duken të shkëlqyera”, “Kjo është në listën time të shikimit”, “Duket shkëlqyeshëm. Mezi pres ta shoh këtë”, “Ky film duket i mirë”, janë disa nga komentet.

Vitin e kaluar, ne mund ta shihnim Lopezin në filmin aksion të Netflix, “The Mother”, i cili ishte një hit në shërbimin e transmetimit, pavarësisht vlerësimeve të këqija.

Aktorja dhe këngëtarja gjithashtu u shfaq këtë vit në filmin muzikor “This Is Me… Now: A Love Story”, i cili mbërriti në Amazon Prime Video ditën kur u publikua albumi i saj i fundit, “This Is Me… Now”.

“Atlas” do të publikohet në Netflix më 24 maj 2024. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori