Pas publikimit në versionin audio, dueti i ri i Sinan Vllasaliut dhe Vjollca Haxhiut është publikuar me videoklip.

“Jemi kombinim” titullohet kënga më e re e dyshes me tekst të Arsim Bunjakut dhe muzikë nga Virusi, transmeton Telegrafi.


Për realizimin e klipit të kësaj kënge është kujdesur produksioni nga Shqipëria, “Max Production”.

Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë mes dy artistëve.

“Nanush” titullohet dueti të cilin e sollën shtatë muaj më parë duke arritur miliona klikime në YouTube, ndërsa “Tung tung” është një tjetër këngë e tyre e publikuar ditë më parë vetëm në versionin audio. /Telegrafi/