LAJMI I FUNDIT:

Publikohet audio-incizim i ri për Dragi Rashkovskin

Publikohet audio-incizim i ri për Dragi Rashkovskin

Në disa mediume online është publikuar një përgjim i ri nga biseda mes sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe përfaqësuesve të kompanisë italiane “Leonardo”, në lidhje me tenderin për furnizim me sistem të radarëve.

Përgjimi i ri i publikuar nga “Ekonomski lider”, përmban materiale kompromituese të cilat krijojnë dyshime për shkelje të ligjeve në Maqedoni dhe rregullave të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.


Çupunjovski, sipas materialit të përgjuar, i thotë Rashkovskit se nuk mund të ketë raport për takimin me kompaninë “Leonardo”, sepse është kundër rregullave të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim./Telegrafi/