LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamje nga keqtrajtimi fizik i Petraq Milos nga policia në kufi me Malin e Zi, fëmijët klithin: “Ç’po i bën babit?!”

Publikohen pamje nga keqtrajtimi fizik i Petraq Milos nga policia në kufi me Malin e Zi, fëmijët klithin: “Ç’po i bën babit?!”

Mediat malazeze kanë publikuar të tjera pamje nga keqtrajtimi i Petraq Milos, Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë në Shqipëri, ngjarje e ndodhur më 18 janar të këtij viti.

Videoja prej 34 sekondash tregon Milon që ndodhet pranë timonit, ndërsa rreth tij janë të paktën tre policë kufitarë malazezë.


Në një moment, Milo mbyll derën, ndërsa efektivi i afrohet tek dritarja e makinës duke folur.

Ajo që thotë efektivi nuk kuptohet, por sipas mediave malaeze ai ka thënë: “Do të ta thyej nofullën!

Milo dëgjohet duke folur shqip dhe anglisht.

Nuk kam bërë asgjë, asgjë nuk kam bërë. Të lutem shumë”, thotë ai, por efektivi i mbyll gojën me dorë dhe e godet.

Në këtë moment në mjetin e Milos nisin të klithnin fëmijët: “Oooo, çfarë po i bën, çfarë po i bën babit”.

Efektivi më pas hap derën dhe e nxjerr Milon zvarrë nga makina.

Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar fizikisht  nga Policia malazeze në vendkalimin kufitar të Muriqanit.

Pamjet e dhunës u publikuan në rrjetet sociale dhe shihej qartë momenti kur ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre.

Po ashtu, të njëjtin “fat” ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e keqtrajtuar brutalisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës.

Zëvendësdrejtori në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikovac është pezulluar nga detyra, pas incidentit të rëndë që u shënua në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Burime pranë policisë dhe autoriteteve administrative në Malin e Zi, thanë për Panorama se kjo masë është marrë kur ka kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori