Publikohen pamjet - aktorja që u bë e famshme për rolin e saj në filmin "The Circle" jetoi në rrugë para vdekjes


Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e Samara Morgan në filmin horror “The Ring” ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pas një periudhe të vështirë jetese dhe probleme shëndetësore.
Sipas raportimeve, ajo kishte jetuar për muaj të tërë në rrugët e Los Angeles-it, ndërsa në disa pamje të publikuara në rrjete sociale shihej në gjendje të rëndë fizike në zonën Skid Row.
Menaxheri i saj deklaroi se e kishte kërkuar për një kohë të gjatë së bashku me familjen dhe kishte tentuar ta ndihmonte të hynte në trajtim.

Ai gjithashtu u shpreh se ishin afër ta gjenin dhe ta dërgonin në rehabilitim, por ajo u zhduk sërish para se të ndihmohej.
Në media u raportua gjithashtu për probleme të saj me varësi dhe një gjendje të vështirë personale.
Pak para vdekjes, u përmend edhe një fushatë online për ndihmë, por ajo u shoqërua me polemika rreth identitetit të personit që e kishte organizuar.
Sipas informacioneve të fundit, ka ndërruar jetë më 16 qershor si pasojë e komplikimeve shëndetësore, përfshirë meningjitin dhe infeksionin në gjak që çoi në sepsë.

Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur fansat, duke rikthyer vëmendjen te historia e trishtë e një ish-ylli të Hollywood-it. /Telegrafi/













































