LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamje të papara të testeve bërthamore, të kryera nga qeveria amerikane gjatë Luftës së Ftohtë (Foto/Video)

Publikohen pamje të papara të testeve bërthamore, të kryera nga qeveria amerikane gjatë Luftës së Ftohtë (Foto/Video)

Një laborator në SHBA ka publikuar qindra video të papara të testeve bërthamore që janë kryer më parë, por që tani janë deklasifikuar dhe kanë të bëjnë me kohën e Luftës së Ftohtë.

Pamjet e publikuara nga Biblioteka Kombëtare “Lawrence Livermore” në Kaliforni, shfaq qindra shpërthime të fuqishme që janë kryer gjatë viteve 1945-1962 në zona që asokohe janë konsideruar sekrete nga qeveria amerikane, por që tani dihet lokacioni, transmeton Telegrafi.


Sipas zyrtarëve të këtij laboratori, për plotë pesë vite janë kryer teste të ndryshme bërthamore, ndërsa pamjet janë publikuar së fundmi në YouTube.

Deklasifikimi i të mërkurës po konsiderohet si më i madhi, për faktin që mbi 250 video të testeve bërthamore janë filmuar dhe publikuar për opinionin.

“E dimë se këto pamje tani më janë të panevojshme, dhe nuk kanë ndonjë rëndësi”, ka deklaruar Gregg Spriggs nga laboratori amerikan.

Sipas Spriggs, u janë dashur vite të tëra që të mbledhin këto pamje, ndërsa për faktin se ishin vitet e ’50’ta ku teknologjia nuk ishte edhe aq shumë e avancuar, shkencëtarët e kanë pasur të vështirë ta kuptojnë fuqinë e vërtetë të shpërthimeve.

Nga 250 videot e publikuara ku shihen duke u kryer testet bërthamore nga viti 1945 deri më 1962, vetëm shtatë tjera kanë mbetur sekret publik.

Aty shihet operacioni “Dominic” i kryer në vitin 1962, ai “Teapot” në vitin 1955, Hardtack II në vitin 1958 dhe shumë të tjera.

Bombat bërthamore prej 100 kilotonë janë filmuar duke goditur tokën dhe shpërthyer në masë të madhe, që krijojnë flakë në formë të kërpudhës.

Sipas zyrtarëve të laboratorit, testet e shfaqura në video janë kryer kryesisht në Oqeanin Paqësor apo në shkretëtirat e Nevadës.

Ndërkaq, Spriggs pretendon se shkencëtarët besojnë së ekzistojnë rreth 10 mijë video, ku vetëm disa prej tyre janë publikuar.

“Nga 10 mijë sa pretendohet se ishin, vetëm 400 apo 500 i kemi analizuar, kurse 250 i kemi digjitalizuar”, ka shtuar ai. /Telegrafi/