LAJMI I FUNDIT:

Publikohen nominimet për MTV Europe Music Awards 2019, nga shqiptaret dominojnë Bebe Rexha dhe Ava Max – Dua dhe Rita mbesin jashtë

Publikohen nominimet për MTV Europe Music Awards 2019, nga shqiptaret dominojnë Bebe Rexha dhe Ava Max – Dua dhe Rita mbesin jashtë
Fotomontazh: Bebe Rexha dhe Ava Max (Foto: Getty Images/Guliver)

Artistja e njohur Ariana Grande dominonon nominimet e eventit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2019, me gjithsej shtatë nominime.

Ajo ndiqet nga artistët Shawn Mendes, Lil Nas X dhe Billie Eilish, ku secili prej tyre janë nominuar në gjashtë kategori secili, shkruan Variety, transmeton Telegrafi.


MTV EMA 2019 do të mbahet në Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitës FIBES në Seville, Andaluzia, të Spanjës, më 3 nëntor 2019.

Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitës FIBES në Seville të Spanjës, ku do të mbahet eventi MTV EMA 2019

Kjo do të jetë hera e katërt, si dhe viti i dytë radhazi, që Spanja mirëpret shfaqjen e çmimeve.

Nga shqiptarët kanë arritur që sivjet në eventin më të madh të ndarjes së çmimeve në Evropë, të nominohen dy artistet shqiptare me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Bebe Rexha kandidon për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” me bashkëpunimin “Say my name” që e solli me David Guettan dhe J-Balvin, teksa gjithashtu garon për çmimin “Performanca më e mirë në skenën botërore”, për paraqitjen e saj në eventin e MTV, të organizuar në Maltë këtë vit.

Bebe Rexha me dy nominime në MTV Europe Music Awards 2019 (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, pas suksesit që pati me nominimin në MTV Video Music Awards, ka arritur që të sigurojë një kategori për t’u nominuar edhe në MTV Europe Music Awards.

Këngëtarja me prejardhje nga Saranda garon për çmimin “Artistja e re më e mirë” dhe “Depërtimi i vitit” në MTV EMA 2019.

Ava Max me dy nominime në MTV Europe Music Awards 2019 (Foto: Kristy Sparow/Getty Images/Guliver)

Ndryshe nga herët e tjera, ku eventi në fjalë ka nominuar më shumë dy artistet me prejardhje nga Kosova, Rita Ora dhe Dua Lipa – sivjet asnjëra prej tyre nuk gjendet të nominuara në asnjë kategori.

Kujtojmë që vitin e kaluar, në MTV EMA 2018 të mbajtur në Bilbao të Spanjës, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, u shpërblye me një nga çmimet e mbrëmjes, atë për “Këngëtaren më të mirë POP”.

Dua Lipa fitoi çmimin “Best POP” në MTV Europe Music Awards 2018 (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Mbetet të shihet nëse dy shqiptaret me famë botërore Bebe Rexha dhe Ava Max, do të arrijnë të fitojnë ndonjërën nga çmimet për të cilat janë nominuar.

Kjo është lista e plotë e nominimeve për MTV Europe Music Awards 2019:

VIDEOJA MË E MIRË
Ariana Grande, “thank u, next”
Billie Eilish, “bad guy”
Lil Nas X, “Old Town Road (Remix)”
Rosalia, J Balvin, “Con Altura”
Taylor Swift, “ME!”

ARTISTI MË I MIRË
Ariana Grande
J Balvin
Miley Cyrus
Shawn Mendes
Taylor Swift

KËNGA MË E MIRË
Ariana Grande, “7 rings”
Billie Eilish, “bad guy”
Lil Nas X, “Old Town Road (Remix)”
Post Malone, Swae Lee, “Sunflower”
Shawn Mendes, Camila Cabello, “Señorita”

BASHKËPUNIMI MË I MIRË
BTS, Halsey Boy, “With Luv”
Lil Nas X, Billy Ray Cyrus, “Old Town Road (Remix)”
Mark Ronson, Miley Cyrus, “Nothing Breaks Like a Heart”
Rosalia, J Balvin, “Con Altura”
Shawn Mendes, Camila Cabello, “Señorita”
The Chainsmokers, Bebe Rexha, “Call You Mine”

ARTISTI I RI MË I MIRË
Ava Max
Billie Eilish
Lewis Capaldi
Lil Nas X
Lizzo
Mabel

ARTISTI MË I MIRË POP
Ariana Grande
Becky G
Camila Cabello
Halsey
Jonas Brothers
Shawn Mendes

INTERPRETUESI MË I MIRË ‘LIVE’
Ariana Grande
BTS
Ed Sheeran
P!nk
Travis Scott

ARTISTI MË I MIRË ROCK
Green Day
Imagine Dragons
Liam Gallagher
Panic! At The Disco
The 1975

ARTISTI MË I MIRË HIP-HOP
21 Savage
Cardi B
J. Cole
Nicki Minaj
Travis Scott

ARTISTI MË I MIRË I ZHANRIT ALTERNATIVE
FKA Twigs
Lana Del Rey
Solange
twenty one pilots
Vampire Weekend

ARTISTI MË I MIRË I ZHANRIT ELECTRONIC
Calvin Harris
DJ Snake
Marshmello
Martin Garrix
The Chainsmokers

DUKJA MË E MIRË
Halsey
J Balvin
Lil Nas X
Lizzo
Rosalia

ARTISTI ME KLUBIN MË TË MIRË TË FANSAVE
Ariana Grande
Billie Eilish
BTS
Shawn Mendes
Taylor Swift

DEPËRTIMI I VITIT
Ava Max
Billie Eilish
CNCO
H.E.R.
Jade Bird
Juice WRLD
Kiana Ledé
Lauv
Lewis Capaldi
Lizzo
Mabel
Rosalia

PERFORMANCA MË E MIRË NË NJË SKENË BOTËRORE
Bebe Rexha, Isle of MTV Malta 2019
Hailee Steinfeld, Isle of MTV Malta 2018
Muse Bilbao, Spain 2018
The 1975, Lollapalooza Paris Festival 2019
twenty one pilots, Lollapalooza Paris Festival 2019

ARTISTI MË I MIRË REPREZENTATIV I VENDIT NGA VJEN
Ariana Grande (ShBA)
Taylor Swift (ShBA)
Ed Sheeran (ShBA dhe Irlandë)
Shawn Mendes (Kanadë)
Burna Boy (Afrikë). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori