LAJMI I FUNDIT:

Publikohen imazhet e reja të “ekipit vrasës”, në ditën kur Khashoggi u pa për herë të fundit në konsullatë (Foto)

Publikohen imazhet e reja të “ekipit vrasës”, në ditën kur Khashoggi u pa për herë të fundit në konsullatë (Foto)

Janë zbuluar fotografitë e reja të kamerave të sigurisë, që tregojnë “skuadrën vrasëse” në ditën kur gazetari Jamal Khashoggi u vra.

Në fotografi shihet ekipi prej 15 burrave duke lëvizur nëpër aeroportin Ataturk të Stambollit, para se gazetari të vritej në konsullatën e Arabisë Saudite, transmeton Telegrafi.


Ata gjithashtu shihen duke hyrë dhe larguar nga ndërtesa, për të vazhduar rrugën drejt aeroportit pasi ishte vrarë Khashoggi.

Në një fotografi shfaqet zyrtari i inteligjencës saudite Maher Abdulaziz M. Mutreb i veshur me kostum duke kaluar në aeroport.

Mutreb është pjesë e ekipit të sigurisë së Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman. Ndërkaq në një tjetër imazh, shihet Mustafa al-Madani duke hyrë në ndërtesën e konsullatës në Stamboll.

Muajin e kaluar ishte raportuar se zëri i tij ishte regjistruar, ku pretendohet se dëgjohet brenda konsullatës duke thënë: “është e frikshme të veshësh rrobat e një burri të cilin e kemi vrarë 20 minuta më parë”. /Telegrafi/