LAJMI I FUNDIT:

Publikohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Publikohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,34 % në raport me vendimin e datës 28.4.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 2,834 %, te nafta për 3,930 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,58 % dhe te mazuti ulja është 0,63 %.


Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,193%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,362 den/kg dhe do të jetë 41,075 den/kg.

Nga data 3.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,075 (denarë/kilogram)

Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 3.5.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori