LAJMI I FUNDIT:

Publikimi i pagave për punëtorët në Shqipëri, Rama: Ka qëllime për destabilizim, Prokuroria të hetoj rastin

Publikimi i pagave për punëtorët në Shqipëri, Rama: Ka qëllime për destabilizim, Prokuroria të hetoj rastin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për qarkullimin e të dhënave mbi pagat për punonjësit në Shqipëri.

Rama ka kërkuar nga Prokuroria që të hetoj këtë çështje.


“Dua t’ju kërkoj një ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plotë të drejtë për këtë ndërhyrje në jetën e tyre private dhe në ndërkohë dua të nënvizoj se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht, uroj dhe u bëjë thirrje organeve që ta kryejnë këtë hetim me gjithë kapacitetet e tyre.  Në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për tu kuptuar, për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e para”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama ka thënë se thirrja e tij për Prokurorinë është që të hetoj duke kërkuar që të përgjigjen të gjithë pa përjashtim.

Publikohen të dhënat e 637 mijë shqiptarëve ku tregon se kush merr rrogën më të lartë, Prokuroria nis verifikimet
Lexo po ashtu Publikohen të dhënat e 637 mijë shqiptarëve ku tregon se kush merr rrogën më të lartë, Prokuroria nis verifikimet

Ai hodhi akuza ndaj opozitës në lidhje me publikimin e listës së pagave.

Duke pasur parasysh deklarata të bëra nga foltoret e kuvendeve dhe anti-Kuvendeve, mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrje ime për prokurorinë është që të hetojë”, tha ai më tej.

Kreu i qeverisë nënvizoi se deri më tani dyshohet se ka ndodhur një infiltrim i brendshëm se sa një sulm kibernetikë.

“Kemi të bëjmë me një ndërhyrje që duhet hetuar deri në fund për prejardhjen e saj por nga analizat paraprake ngjan si një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe nga infiltrimi i jashtëm jo në formën e një sulmi kibernetikë”, u shpreh Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori