LAJMI I FUNDIT:

PSG-së i mjafton barazimi për t’u shpallur kampion i Ligue 1

PSG-së i mjafton barazimi për t’u shpallur kampion i Ligue 1

Paris Saint-Germain ka arritur të mbrojë me sukses titullin e Ligue 1, edhe pse barazoi 1-1 në udhëtim te Satrasbourg në kuadër të javës së 37-të.

Pjesa e parë nisi furishëm, me vendasit që synonin të kalonin në epërsi sa më parë.


Ata lëshuan dy raste të sigurta për gol, por më pas pasoi edhe këndellja e parisienëve që filluan t’i mbanin nën presion.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 59-të, kur Lionel Messi pranoi një asistim nga Kylian Mbappe për 1-0.

Por, Strasbourg i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Kevin Gameiros (79’), por që edhe ky barazim ishte i mjaftueshëm për PSG-në që të shpallej kampion.

Në xhiron e parafundit, PSG ka arkëtuar 85 pikë, katër më shumë se Lens që është në të dytin, ndërsa në xhiron e fundit, parisienët si kampion e presin Clermontin. /Telegrafi/