LAJMI I FUNDIT:

PSG mendon për Eriksenin

PSG mendon për Eriksenin

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain do ta ketë të vështirë këtë edicion ta mbrojë titullin shtetëror.

Kësisoj ata po mendojnë ta përforcojnë skuadrën e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.


Emri i ri në listën e gjigantit francez është ai i mesfushorit danez Christian Eriksen.

Anëtari i Tottenham Hotspurs ka një kontratë afatgjate me londinezët që skadon në vitin 2020.

Mirëpo besohet se PSG do të tentoi me një ofertë të lartë ta bind danezin t’i bashkohet atyre.

Sipas medieve franceze, PSG do t’i ofrojë skuadrës angleze Tottenham 45 milionë euro për yllin e saj, ndërsa danezit Eriksen një pagë vjetore prej 4,5 milionë funteve. /Telegrafi/