Paris Saint-Germain i është rikthyer fitoreve kampionale pas humbjes befasuese nga Rennes.

Parisienët triumfuan para shikuesve të vetë kundër Toulouses me rezultat të pastër prej 4-0.

Kryeqytetasit dominuan gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo në fund iu shpërblye me rrëmbimin e pikëve të plota.

Të vetmin rast që vlen të komentojnë në 45 minutshin e parë ishte rasti i Kylian Mbappes, i cili nuk arriti t’ia sjell epërsinë vendasve.

Por, në pjesën e dytë kampionët në fuqi arritën të realizonin katër golat e fitores më së të merituar të Parc des Princes.

Serinë e golave e hapi Maxim Choupo-Moting, i cili realizoi në të 50-tën minutë dhe më pas erdhi shënimi i dytë.

Pesë minuta më vonë, Mathier Goncalves i mysafirëve realizoi gol në portën e vetë dhe kështu ngriti epërsinë e vendasve.

Triumfi i “sheikëve” ka mundur të jetë më i thellë po të tregohej nga pika e bardhë Angel Di Maria në të 69 minutë.

Por, një minutë më vonë atë që se bëri argjentinasi, sërish realizoi Choupo-Moting golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin.

Marquinhos vulosi rezultatin përfundimtar me golin e katërt të realizuar në të 83 minutë, dhe në këtë formë rrëmbeu fitoren e dytë në edicionin e ri të Ligue 1.

Pas kësaj, PSG-ja zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me gjashtë pikë gjersa lider është Rennes me nëntë pikë. /Telegrafi/