Paris Saint-Germain ka lëvizur në prapaskenë për të testuar situatën e Federico Valverdes, duke kontaktuar rrethin e mesfushorit të Real Madridit, raportojnë mediumet spanjolle.

Sipas El Chiringuito, kampioni francez ka komunikuar me rrethin e reprezentuesit uruguaian, çka ka rindezur spekulimet për një transferim të mundshëm gjatë verës.


Lajmi vjen në një moment të ndjeshëm për Valverden dhe për ambientin te “Los Blancos”, pasi mesfushori 26-vjeçar është vënë në qendër të vëmendjes pas një incidenti të përfolur me Aurelien Tchouamenin në dhomën e zhveshjes.

Ky episod, sipas burimeve të afërta me klubin, ka shtuar tensionet në një sezon të vështirë për Real Madridin, ku është folur për pakënaqësi të brendshme dhe për një atmosferë jo të qetë në grup.

El Chiringuito pretendon se brenda skuadrës së Realit ka pakënaqësi ndaj qëndrimit të Valverdes këtë sezon, duke u përmendur “mungesë profesionalizmi” dhe “qasje jo e duhur” në disa momente.

Pikërisht këto zhvillime e kanë hedhur në dyshim të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”, të paktën në nivel spekulimesh, duke hapur derën për klube që kërkojnë të shfrytëzojnë çdo çarje të mundshme.

Megjithatë, po sipas raportimit, vetë Valverde nuk po e konsideron largimin nga Real Madridi.

Mesfushori thuhet se e sheh veten ende pjesë të projektit të klubit dhe, pavarësisht zhurmës së ditëve të fundit, nuk ka sinjale se ai po shtyn për dalje apo po kërkon një aventurë të re.

Nga ana tjetër, PSG ndërkohë ka një mesfushë të ngarkuar me opsione dhe nuk është e qartë se ku do të futej Valverde në planin e tyre, veçanërisht nëse klubi parisien nuk realizon largime.

Raporti thekson se prioriteti aktual i parisienëve duket të jetë një mesfushor, por anësori i Monacos, Maghnes Akliouche, një profil që PSG po e monitoron prej kohësh dhe që përshtatet me strategjinë e tyre për të shtuar cilësi dhe kreativitet në krahë./Telegrafi/

telegrafi sport app