Manchester United pritet ta zyrtarizojë transferimin e Edersonit nga Atalanta, në një paketë që arrin vlerën e 45 milionë eurove, ka raportuar gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Sipas tij, tashmë ekziston marrëveshje mes të gjitha palëve, ndërsa transferimi konsiderohet i përfunduar dhe po pret vetëm hapat formalë.


Mesfushori 26-vjeçar pritet t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore në ditët në vijim, përpara se ta kompletojë kalimin në "Old Trafford".


Romano shton se Ederson do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare, me mundësinë e një viti shtesë (opsion) në marrëveshje.

Ky transferim shihet si një përforcim i madh në mesfushë për “Djajtë e Kuq” para sezonit të ri, teksa klubi synon të rrisë konkurrencën dhe stabilitetin në repartin qendror. Ederson ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij te Atalanta.

Zyrtarizimi pritet të bëhet pasi të përfundojnë procedurat dhe testi mjekësor, ndërsa United synon ta mbyllë herët merkaton për t’i pasur përforcimet gati në fazën përgatitore të verës. /Telegrafi/

telegrafi sport app