LAJMI I FUNDIT:

PSG i hapur për shitjen e Verrattit

PSG i hapur për shitjen e Verrattit
Verratti në një nga stërvitjet e Italisë (Foto: Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, Paris Saint-Germain është i hapur për të shitur Marco Verrattin dhe agjenti Mino Raiola është tashmë në punë.

Karriera e reprezentuesit të Italisë duket se ka arritur në një rrafshnaltë në Paris, pasi në moshën 25 vjeçare ende po bën shumë gabime të njëjta.


Ai u transferua nga Pescara për 12 milionë euro në vitin 2012, para se ai të luante ndonjë ndeshje në nivelet më të larta dhe që nga transferimi i tij, Verratti ka qenë i kërkuar nga skuadra të ndryshime evropiane.

Mino Raiola ia ofron Verrattin klubeve të mëdha evropiane
Lexo po ashtu Mino Raiola ia ofron Verrattin klubeve të mëdha evropiane

Megjithatë, drejtuesit e klubit parisien nuk e kanë lëshuar asnjëherë, por tani si duket kanë ndryshuar mendim duke u hapur për largimin e tij.

Ancelotti ishte si një baba për Verrattin

Sipas Mundo Deportivo, shefi i ri i PSG-së, Thomas Tuchel nuk e do në ekip dhe për këtë arsye klubi tani janë të hapur për të pranuar ofertën e duhur.

Barcelona ishte përpjekur të nënshkruante me Verrattin verën e kaluar, por gazeta katalunase pohon se tani italian nuk është opsioni kryesor.

Takohen Juventus dhe PSG, bisedime për tre lojtarë
Lexo po ashtu Takohen Juventus dhe PSG, bisedime për tre lojtarë

Një kthim në Itali mund të jetë në kartat për Juventusin apo edhe Napolin, pasi ai ka punuar me Carlo Ancelottin në Paris Saint-Germain.

Vlera apo çmimi i Verrattit thuhet se do të jetë në rajon prej 60-80 milionë euro. /Telegrafi/