LAJMI I FUNDIT:

PSG fiton me stil ndaj Montpellier – treshja sulmuese në formë

PSG fiton me stil ndaj Montpellier – treshja sulmuese në formë

PSG ka mposhtur Montpellierin me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të javës së 21-të të Ligue 1.

Parisienët më këtë fitore vazhdojnë të mbesin lideri në Ligue 1 me 45 pikë, tri më shumë se Lille që kanë një ndeshje më pak.


Ndeshja nisi me PSG-në që sulmonte nga minuta e parë ku Mauro Icardi dhe Angel Di Maria humbën raste ideale.

Në minutën e mysafirët mbetën me 10 lojtarë pasi portieri Jonas Omlin u përjashtua pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Kylian Mbappes.

Ishte pikërisht francezi i ri që hapi ndeshjen kur shënoi në minutën e 34-të për 1-0.

Në pjesën e dytë ishte Neymar që gjeti golin për 2-0 në minutën e 60-të, ndërsa një minutë më vonë Mauro Icardi shënoi për 3-0.

Ndeshjen e mbylli ai që e hapi, Mbappe kur shënoi në minutën e 63-të për 4-0./Telegrafi/