Afati kalimtar i verës mund të sjell një shkëmbim interesant në mes të dy sulmuesve të njohur, Diego Costas dhe Edinson Cavanit.

Atletico Madridi është duke menduar të bëj një lëvizje taktike për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Cavani.

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone është një tifoz i madh i uruguaianit dhe do të mirëpriste ardhjen e tij këtë verë.

Diego Costa është në shitje Diego Costa është në shitje

Sipas mediumit Cadena Cope, drejtuesit e Atleticos janë të përgatitur për të diskutuar një shkëmbim me PSG-n që përfshin spanjollin Costa.

Mendohet se trajneri argjentinas ka miratuar këtë lëvizje, pavarësisht mbështetjes së tij ndaj Costas muajve të fundit.

Sezoni i sulmuesit ka mbaruar pasi u ndalua për tetë ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Barcelonës dy javë më parë.

Me disa anëtarë të bordit që kanë humbur besimin te Costas, shkëmbimi që përfshin Cavanin mund ti përshtatet të gjitha palëve. /Telegrafi/