LAJMI I FUNDIT:

PSG barazon rekordin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve me numrin e golave të shënuara

PSG barazon rekordin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve me numrin e golave të shënuara

Paris Saint-Germain e ka barazuar rekordin e Real Madridin me numrin e golave të shënuara në Ligën e Kampionëve.

Pasi e eliminuan Atalantan, skuadra franceze arriti të bënte të njëjtën gjë edhe ndaj Rasenball Sport Leipzigut, duke kaluar kështu në finale të garës më të madhe për klube në Evropë.


Mbrëmë për skuadrën nga Ligue 1 shënuan Marqunihos, Angel di Maria dhe Juan Bernat.

Angel Di Maria dhe Neymar (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Me këto gola, PSG tani ka 34 sosh në ndeshjet evropiane, që nga vitit 2016 – atëherë kur nuk kishin arritur të shënonin ndaj Manchester Cityt, ku ishin eliminuar 1-0 në çerekfinale me rezultat 1-0.

Real Madridi ishte klubi i vetëm që kishte arritur të shënonte 34 gola, me këtë gjë që u arrit nga viti 2011 deri në vitin 2014 në Ligën e Kampionëve.

RB Leipzig vs PSG (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

Los Blancos e kishin dominuar më pas garën më të madhe për klube, duke e fituar tri herë radhazi, mirëpo rekordin e madh e arritën vite më parë.

PSG tani do të tentojë të fitojë Ligën e Kampionëve, derisa sonte do të mësojë kundërshtarin nga dueli Bayern Munich – Lyon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori