Në prag të çmimeve Oscar, Cath Clarke thotë se filmi i Guillermo del Toros duhet ta bëjë Akademinë rishikojë aversionin e saj për të fantazi.

Reklama

Vajza takohet me peshkun përbindësh, bie në dashuri, komploton për ta larguar nga një strukturë e fshehtë e hulumtimit qeveritar. Në letër, romanca dhe trileri fantastiko-shkencor i Guillermo del Toros “The Shape of Water”, duket si kombinim i filmave “Splash” dhe “ET” – me përjashtim të skenave të seksit mes specieve të ndryshme (dhe, e dini, Steven Spielberg e Ron Howard nuk do të kishin shkuar deri aty).

Si një karrem për Oscarin, ky film është vështirë të shitet. Për fillim, është zhanër i gabuar. Votuesit e Akademisë rrallë vënë gishtin për filmin më të mirë me bisha të mëdha, e lëre më për një film me një orgazmë të madhe shtazore (i vetmi film i fantazisë që ka fituar Oscarin si filmi më i mirë ishte “The Lord of the Rings: The Return of the King”).

Reklama
Reklama

Filmi i peshkut të Del Toros duhet të jetë një përjashtim i garës për Oscar. Sepse, jo vetëm që konsiderohet si favoriti i dytë për filmin më të mirë (pas Three Billboards Jashtë Ebbing, Missouri), por ka numrin më të madh të nominimeve për vitin 2018 – plotë 13.

Sally Hawkins duhet të fitojë çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj si Elisa Esposito, një pastruese në Baltimore, që punon në një laborator bunkeri të qeverisë, në fillim të viteve 1960. Në pamundësi për të folur (e abuzuar si fëmijë, litarët e saj vokal u prenë), Elisa përdor gjuhën e shenjave për të komunikuar. Momentin që drejton sytë te mashkulli dy metra i gjatë në formë zvarraniku në një akuarium, ajo ndjehet e pushtuar (nëse nuk bindeni, prisni derisa ta shihni atë peshk, se si është një bukuri shndritëse!).

Reklama
Reklama

I fundit i specieve të tij, Njeriu Amfibian (për të përdorur emrin e tij zyrtar) u kap në Amazon, ku populli vendës e adhuronte atë si një perëndi. Tani shkencëtarët amerikanë po eksperimentojnë në të si me një mi laboratori. Kryesori është shefi i sigurisë, Strickland (që luhet nga Michael Shannon, në një tjetër rol të keqbërësit). Për të planifikuar shpëtimin e guximshëm, Elisa rekruton dy shokët e vetëm në botë: fqinjin homoseksual Giles (Richard Jenkins) dhe kolegen llafazane Zelda (Octavia Spencer), që shtron pyetjen që ne të gjithëve na intereson për Njeriun Amfibian (“Si? A ka ai…?”).

Edhe nëse ju nuk e shihni idenë e peshkut si diçka seksi, ose si unë që kam qenë adhurues i Del Toros në të kaluarën, ky është një film që mund të gjejë rrugën në zemrën tuaj. Është luajtur bukur. Hawkins është e shkëlqyeshme si Elisa. Siç kanë vënë në dukje kritikët, ajo luan rolin e një prej heroinave të famshme të filmave të heshtur. Dhe, në një kohë kur të gjithë po zhurmojnë rreth karakterit të fortë femëror, performanca e saj thotë diçka në lidhje me forcën: ndjeshmëria e Elisas nuk është një shenjë e dobësisë. Ka çelës të brendshëm, duke i lejuar botës të shohë se kush është ajo me të vërtetë në thelbin e saj, pa vendosur një mur të ashpër të cinizmit apo botës së mërzitshme. Kudos gjithashtu – aktori i rregullt i Del Toros, Doug Jones, i cili luan Burrin Amfibian (duheshin katër njerëz dhe tuba lubrifikues për ta futur në rrobat e lateksit në çdo mëngjes).

Reklama
Reklama

Për të mirë apo më keq, ky është një film që vetëm Del Toro mund ta bënte. Ai gjithmonë ka pasur një ndjesi për përbindëshat (në Meksikë, si një fëmijë, gjyshja e tij katolike u përpoq të bënte dy herë ekzorcizëm në të). Dhe, pas filmave me buxhet të madh si “Pacific Rim” dhe “Crimson Peak”, “The Shape of Water” është kthim në filmat më artizanal dhe më kuptimplotë – paramendo një këngë për gruan dhe peshkun dhe vallen rutinore në epokë e artë të Hollivudit.

Pra, a do të përpijë këtë Akademia? Ndoshta “Three Billboards” i afrohet më shumë disponimit për diçka të papërpunuar dhe reale. Personalisht, unë do të argumentoj se filmi i Del Toros, ndonëse i vendosur në vitin 1963, është po aq relevant në portretizimin e një gruaje të padukshme që merr gjërat në duart e saj (Elisa përherë injorohet dhe përulet si “fshesë urine”). Dhe, ndryshe nga heroinat në filmat me përbindëshit që Del Toro u rrit duke i parë, ajo nuk ka nevojë të shpëtohet nga kthetrat e një përbindëshi; ajo po e bën shpëtimin.

Reklama
Reklama

E di, disa e shohin sinqeritetin e emocioneve te “The Shape of Water” si naive. Por, mesazhi i mirësisë dhe i pranimit la diçka në mua – dhe duhet të linte disa statuja mbi oxhakun e Guillermo del Toros. /Telegrafi/