LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk duhet të shkojmë në shtrat nëse nuk na flihet gjumë? Disa zgjidhje për pagjumësinë

Pse nuk duhet të shkojmë në shtrat nëse nuk na flihet gjumë? Disa zgjidhje për pagjumësinë

Si ta ndihmojmë veten që të fillojmë dhe të përpiqemi ta zgjidhim problemin e pagjumësisë në një mënyrë të thjeshtë?

Të gjithë jemi përballur me pagjumësi të paktën një herë. Sipas një studimi të ri, përafërsisht 6-10% e të rriturve luftojnë me pagjumësi të plotë, e cila shoqërohet me vështirësi për të rënë në gjumë, për të fjetur gjumë ose për t‘u zgjuar para kohe, transmeton Telegrafi.


Zgjidhje për pagjumësinë:

Mos shkoni në shtrat derisa të ndiheni vërtet të përgjumur

Ndërsa mbajtja e një orari të rregullt të gjumit është një ide e mirë, mos shkoni në shtrat derisa të ndiheni të lodhur.

Nëse nuk ju zë gjumi brenda 15 deri në 20 minuta, bëheni të shqetësuar dhe nervozë, theksojnë mjekët. Ngrihuni në të njëjtën kohë çdo mëngjes.

Shmangni ngrënien gjatë natës

Nëse zgjoheni në mes të natës dhe ndiheni të uritur, përpiquni të ndryshoni zakonet tuaja të përditshme të të ngrënit në mënyrë që të mos shkoni në shtrat të uritur. Ngrënia e ndonjë porcioni në mes të natës mund të bëhet problem.

Mundohuni të mos dremisni para gjumit

Shpëtoni përgjumjen që të mund të flini natën. Dremitja para se të shkoni në shtrat, qoftë edhe për pesë minuta, do të ndikojë në gjumin tuaj gjatë natës.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori